
Arsenali rivalizon Barçën për yllin e Bundesligas

Arsenali ka shfaqur interesim konkret për shënjestrën e Barcelonës, Joshua Kimmich.
Gjermani ishte i lidhur me një kalim në Kataloni si transfer i lirë gjatë verës, por një lëvizje e tillë është “ftohur” që nga nisja e vitit 2025.
Edhe Real Madridi thuhet se mund t’i ofrojë kontratë gjermanit 30-vjeçar, por tashmë bëhet me dije që Arsenali mund ta kryesojë garën për nënshkrimin e tij.
Bayern Muncheni momentalisht e ka tërhequr ofertën e rinovimit të kontratës së Kimmich, shkaku i vonesës në përgjigje.
Thomas Partey e Jorginho mund të largohen gjatë verës pas përfundimit të kontratave të tyre, me Mikel Artetan që dëshiron një “rindërtim” të mesfushës.
“Topçinjtë” po ashtu po mendojnë aktivizimin e klauzolës së lirimit të Martin Zubimendit, e cila shkon deri në 51 milionë euro.
Arsenali ka kontaktuar kampin e lojtarit dhe bisedimet po shkojnë shumë mirë mes palëve.
Ndonëse Kimmich mund të kalojë në Londër si lojtar i lirë, ai do të ketë pagë të madhe, andaj Arsenalit i duhet ta shes njëri nga Leandro Trossard dhe Gabriel Martinelli për të financuar afatin e ardhshëm të transferimeve.
(Kosova Sot Online)