Ramos shënon golin e tij të parë në Meksikë

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 14:54
Ramos shënon golin e tij të parë në Meksikë

Sergio Ramos ka bërë transferimin e tij të bujshëm te Monterrey.

Ish-kapiteni i Realit, në paraqitjen e tij të dytë në “Liga MX”, ka arritur të shënonte edhe golin e tij të parë me skuadrën e tij në fitoren ndaj Santos Lagunës.Përkrah tij shënoi edhe ish-bashkëlojtari i tij te Reali, Sergio Canales të cilët gjenden në pozitën e 9-të e cila çon në fazën e playoffit.

Ramos, kujtojmë se iu kishte bashkuar Monterreyt këtë vit pas ndërprerjes së kontratës me Sevillën.

Ai mori numrin 93 te Monterrey, numër ky që simbolizon minutën kur Ramos kishte shënuar golin e barazimit ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014

.(Kosova Sot Online)