
Ancelotti e komenton lojën me Atleticon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka komentuar lojën e mbrëmshme me Atletico Madridin, pas së cilës “Los Blancos” dolën triumfues dhe u kualifikuan në çerekfinale.
Të dy ndeshjet e së tetës së finales përfunduan me rezultat identik, 1:0 dhe fituesin e përcaktuan penalltitë.
“Ishte një ndeshje e vështirë sepse ata shënuan në minutën e parë. Dinamika e lojës ndryshoi paksa. U mbrojtën mjaft mirë, ata bënë kundërsulme, nuk krijuam shumë raste të pastra. Penalltia… Është e vështirë të gjesh hapësira kundër Atleticos, sepse mbrohen në mënyrë spektakolare me një qëndrim të jashtëzakonshëm”, deklaroi fillimisht trajneri italian.
“Preokupimi ë e kisha ishte një ndeshje pa kontroll: ishte e rëndësishme të mos e humbisnim ekuilibrin dhe të prisnim të kundërsulmonim. Në pjesën e dytë e patëm një kontroll të mirë në mesfushën e kundërshtarit: loja po shkonte drejt penalltive, ashtu siç ndodhi”, shtoi “Don Carlos”.
“Vazhdimet? Donim ta mbyllnim lojën para penalltive. Camavinga e dha një kontribut të madh: e zëvendësoi Tchouamenin sepse ky e kishte një karton të verdhë. Hyri Brahim, i cili e dha po ashtu një kontribut të madh. Edhe Mendy u lëndua… por, vazhduam të luftonim”, nënvizoi tutje Ancelotti.
Penalltia e gjuajtur nga Julian Alvarez, respektivisht gabimi i parë i Atleticos.
“Është mjaft e çuditshme, po. E prek, i bën dy prekje. Gjuan me këmbën e djathtë dhe e prej me të majtën. Është një lotari, këtë e dimë të gjithë”, përfundoi trajneri i Real Madridit.
Në çerekfinale të Championsit, “Mbretërit” do të përballen me Arsenalin.
(Kosova Sot Online)