Distria Krasniqi është kampione e Evropës në xhudo

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 08:00
Distria Krasniqi është kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është kampione e Evropës në xhudo.

Kampionia olimpike ishte e pandalshme në Evropianin që u mbajt në Podgoricë,

Medaljen e artë, xhudistja kosovare e arriti pasi triumfoi në finale ndaj italianes, Odetta Giuffrida, pas dy hedhjeve të suksesshme.

E rrugëtimi i Distrias sot ishte I jashtëzakonshëm.

“Disi” ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane.

Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel.

E më herët, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

(Kosova Sot Online)