
Barça e konfirmon rikthimin në stadiumin ikonik Camp Nou

Barcelona e ka konfirmuar rikthimin në stadiumin ikonik Camp Nou, i cili ishte duke u rinovuar qe më shumë se dy vjet.
Gjiganti katalunas përmes nje videoje interesante dhe mjaft speciale e ka konfirmuar rihapjen e stadiumit legjendar, e cila do të ndodhë më 10 gusht të këtij viti.
“Do të kthehemi në shtëpi, do të dridhim”, shkroi klubi katalunas në këtë video, ku ndër të tjera shfaqet edhe presidenti i klubit, Joan Laporta.
(Kosova Sot Online)