
Messi e ka vazhduar serinë sensacionale

Lionel Messi e ka vazhduar serinë sensacionale në Major League Soccer.
Ylli argjentinas i shënoi dy gola duke dhe e udhëhoqi Inter Miamin drejt fitores me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj New England Revolution.
Me paraqitjen e tij fantastike, Messi e shkroi emrin e tij në histori të MLS-së.
Më saktësisht, ai u bë lojtari i parë ndonjëherë që shënon më shumë se një gol në katër ndeshje radhazi të ligës.
Para New England, “viktima” të tjera të tetë herë fituesit të Topit të Artë ishin Montreali, Columbus dhe përsëri Montreali.
(Kosova Sot Online)