Shkëndija mposhtet nga Qarabagu

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 09:00
Shkëndija mposhtet nga Qarabagu

Shkëndija sonte i bëri konak kampionit të Azerbajxhanit, Qarabagut.

Në ndeshjen e luajtur në Shkup, kampioni shqiptar i Maqedonisë së Veriut u mposht 1-0 nga mysafirët azerë.

Bayramov ishte ai që shënoi nga penalltia në minutën e 18-të, për t’i dhënë fitoren ekipit të tij në ndeshjen e luajtur në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e ardhshme, Shkëndija e luan si mysafire, një javë më vonë.

Deri më tani, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut e ka eliminuar TNS-në dhe FCSB-në.


(Kosova Sot Online)