Ja lista e kandidatëve për çmimin 'Trajneri i Vitit'

  • A.P /
  • 07 August 2025 - 15:15
Ja lista e kandidatëve për çmimin 'Trajneri i Vitit'

Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Johan Cruyff Trophy”, i cili e shpërblen trajnerin më të mirë të vitit 2025.

Në mesin e pesë kandidatëve për ta fituar këtë trofe janë: Luis Enrique i Paris Saint-Germainit, Antonio Conte i Napolit, Hansi Flick i Barcelonës, Enzo Maresca i Chelseat dhe Arne Slot i Liverpoolit.

Natyrisht, favorit absolut për ta fituar këtë trofe është spanjolli i PSG-së, Luis Enrique, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve dhe shkoi deri në finale të Botërorit të Klubeve.

Çmimi i trajnerit të vitit do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë. 


(Kosova Sot Online)