Shqipëria e teston veten sonte ndaj Gjibraltarit

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 11:26
Shqipëria e teston veten sonte ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë sonte një ndeshje miqësore për ta testuar veten.

Kuqezinjtë do të përballen në udhëtim me Gjibraltarin në miqësoren që do të luhet në stadiumin “Europa Point”.

Trajneri Sylvinho dje ka punuar për më shumë se një orë me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se “deri tani i gjithë grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet.”

Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do ta presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.

Kombëtarja shqiptare po ushtron qe disa ditë në qendrën stërvitore në Malaga në prag të miqësores me Gjibraltarin, e cila do të luhet sonte duke filluar nga ora 18:00. 

(Kosova Sot Online)