
Zvicra e fton menjëherë mbrojtësin që e la Shqipërinë

Zvicra ka marrë “trauma” kohëve të fundit pasi i humbi disa lojtarë, përfshirë këtu edhe Leon Avdullahun e Albian Hajdarin, të cilët iu bashkuan Kombëtares se Kosovës.
Për këtë, Helvetikët nuk duan t’ia lënë rastit dhe kanë intervenuar menjëherë.
Në fakt, selektori Murat Yakin e ka ftuar menjëherë në Kombëtaren zvicerane ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami.
Lista zyrtare e ndeshjeve të tetorit u zbardh pak minuta më parë, ndërsa pjesë e saj janë edhe dy shqiptarët tjerë, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.
Zvicra do t’i luajë dy ndeshje të rëndësishme në udhëtim në kuadër të kualifikimeve të Botërorit me Suedinë në 10 tetor dhe në 13 tetor me Slloveninë.
(Kosova Sot Online)