Jurgen Klopp zbulon punën e re
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se do të rikthehet te fushat e blerta vitin e ardhshëm si komentator në Botërorin 2026.
Klopp e bëri këtë të ditur në një video të shkurter, duke bërë një “shaka” rreth punës së tij të ardhshme. Gjermani dha dorëheqjen nga Liverpooli verën e vitit 2024 dhe që atëherë ka qenë i vendosur se nuk kishte dëshirë të rikthehej si trajner.
58-vjeçari u rikthye në futboll në janar 2025, kur iu bashkua grupit Red Bull në një rol konsultues si Drejtor i Ri Global i Futbollit.
Ndërkohë, muajin e kaluar u bë e ditur se ai kishte marrë një rol të ri edhe me Ligën Gjermane të Futbollit (DFL), duke u bërë pjesë e një grupi ekspertësh që synon përmirësimin e futbollit në vend.
Por Klopp tani ka zbuluar rolin e tij të ardhshëm, duke njoftuar se do të jetë komentator në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në një video të postuar në rrjetet sociale të premten në mëngjes, ish-trajneri i Liverpoolit nuk mundi të mos “shpërdoronte” një ndjenjë rikthimi në anën e fushës para se të sqarohej roli i tij i ri.
“Shumë prej jush gjithmonë e keni ditur më mirë,” tha ai në një voiceover, ndërsa shfaqej duke ecur rreth një stadiumi. “Por unë nuk mund ta imagjinoja vërtet për veten time.
“Të kthehem sërish në fushë? Nuk më mungon asgjë. Kështu kam menduar gjithmonë. Por tani po ndjej sërish emocionet.
“Bari nën këmbët e mia. Atmosfera e nxehtë në stadium. Dhe dua të jem shumë afër sërish.”
Klopp më pas iu drejtua kamerës duke mbyllur çdo sugjerim për një rikthim si trajner.
“Oh? Jo, jo si trajner,” sqaroi ai. “Po bëhem komentator për Magenta TV në Kupën e Botës”
(Kosova Sot Online)
