Ylli i Barcelonës mund të largohet

  • A.P /
  • 15 November 2025 - 10:45
Ylli i Barcelonës mund të largohet

Talenti i Barcelonës, Marc Bernal, nuk e ka përjashtuar një largim të mundshëm në mes të sezonit nga klubi.

Kjo vjen mes një zhgënjimi gjithnjë në rritje nga ana e mesfushorit për shkak të mungesës së minutave në fushë.

Bernal, sigurisht, është rikthyer jo shumë kohë më parë nga një dëmtim afatgjatë, i tipit ACL, i cili e mbajti 18-vjeçarin jashtë fushës për më shumë se një vit.

Barcelona, në anën tjetër, po tregohet me plot kuptim e kujdesshme kur bëhet fjalë për ta rikthyer Bernalin në formacionin e Hansi Flick.

Megjithatë, fakti që ai ka luajtur vetëm pak më shumë se 30 minuta në ekipin e parë deri në këtë pikë të sezonit, shihet nga vetë lojtari si kujdes i tepruar.

Sipas një raporti nga “Marca”, nëse situata nuk ndryshon në javët në vijim, Bernal “mund të kërkojë një largim në afatin e ardhshëm kalimtar”.

Çdo lëvizje e tillë, nëse miratohet, do të vijë në formën e një huazimi, me Barcelonën që ruan besimin e plotë në aftësinë e Bernalit për të kontribuar afatgjatë.


(Kosova Sot Online)