Kosova dhe Shqipëria sot mësojnë kundërshtarët e play-offit
Kombëtarja e Kosovës sot mëson kundërshtarin e play-offit, për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.
Nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës, do të mësohen çiftet e gjysmëfinaleve dhe të finaleve në play-off
Përveç Kosovës, në këtë short bën pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Legjenda Marco Materazzi me dyshen, Chrstian Karembeu dhe Martin Dahlin – do jenë asistent të hedhjes së shortit.
Kujtojmë që kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, janë: Sllovakia, Çekia, Polonia dhe Uellsi.
(Kosova Sot Online)
