Ja çiftet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës
Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, për 1/8 e finales.
Shorti ka vënë përballë disa skuadra të mëdha përballë njëra-tjetrës.
Prishtina do të luajë ndaj Ballkanit, derisa Drita do ta presë Llapin.
Shorti i plotë:
Prishtina – Ballkani
Gjilani – Liria
Feronikeli 74’ – Dinamo
Drenica – Ferizaj
Dukagjini – Prishtina e Re
Drita – Llapi
Vushtrria – Vëllaznimi
Trepça 89 – Malisheva
Prishtina është fituese në fuqi e Kupës, pasi e kishte mposhtur Llapin në finale.
(Kosova Sot Online)
