Messi merr dhuratë luksoze prej 1.2 milionë dollarësh
Lionel Messi ka qenë për vizitë në Vantara, qendrën për ruajtjen e jetës së egër në Jamnagar, Indi, ku mori një dhuratë spektakolare nga Anant Ambani.
Ikonës së futbollit iu dhurua një orë shumë e rrallë Richard Mille RM 003-V2 GMT Tourbillon, me vlerë rreth 1.2 milionë dollarë.
Ora është një edicion i limituar për Azi dhe konsiderohet një kryevepër teknike, ndërsa Messi u pa duke e mbajtur menjëherë pas dhurimit. Ky moment u bë shpejt viral dhe u pasqyrua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.
Gjatë vizitës, Messi u prit sipas traditave indiane dhe vizitoi nga afër projektin Vantara, i cili synon të bëhet një nga nismat më të mëdha për mbrojtjen e kafshëve të egra në Indi, duke i dhënë projektit jehonë globale.
(Kosova Sot Online)
