Araujo rikthehet në stërvitje me Barcelonën
Ronald Araujo është rikthyer në stërvitje te Barcelona pas një muaji mungesë, për të mbrojtur shëndetin e tij mendor.
Sipas L’Équipe, kapiteni 26-vjeçar rifilloi punën në qendrën stërvitore të klubit të hënën, më 29 dhjetor.
Mbrojtësi uruguaian nuk kishte luajtur që nga 25 nëntori, kur u ndëshkua me karton të kuq ndaj Chelseat në humbjen 3-0.
Ai kishte kërkuar të tërhiqej përkohësisht për t’u rifreskuar mendërisht, kërkesë që klubi ia pranoi duke i dhënë kohë pushimi.
Gjatë mungesës së tij, Barcelona u rikthye në krye të La Ligës dhe regjistroi shtatë fitore radhazi në të gjitha garat.
Me Andreas Christensen jashtë për shkak të një dëmtimi afatgjatë, Araujo mund të rimarrë shpejt një vend titullari nën drejtimin e Hansi Flick.
Barcelona rikthehet në fushë të shtunën kundër Espanyolit, në orën 21:00. Më pas, katalanasit udhëtojnë drejt Xhedahut për Superkupën e Spanjës, ku do të përballen me Athletic Club në gjysmëfinale më 7 janar.
(Kosova Sot Online)
