Manchester United ka marrë një vendim

  • A.P /
  • 05 January 2026 - 13:45
Manchester United ka marrë një vendim

Manchester United ka marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim.

Sipas mediave angleze, vendimi nga bordi i “Djajve të Kuq” është marrë sot.

Kjo vjen pas barazimit me Leeds United në fundjavën që lamë pas.

Aktualisht, Manchester United është në pozitën e gjashtë në Premierligë me 31 pikë të grumbulluara.

Amorim erdhi në krye të Manchester United në vitin 2024, duke e zëvendësuar Ten Hag, por që nuk pati efektin që pritej.


(Kosova Sot Online)