Messi flet për ëndrrat pas pensionimit
Lionel Messi i ka zbuluar planet dhe ëndrrat që i ka pasi të dalë në pension.
Legjenda argjentinase zbuloi gjithçka në një intervistë të gjatë që e dha për “Luzu TV”.
Futbollisti i Inter Miamit foli po ashtu për jetën e tij private, për familjen, zakonet e tij, shijet personale dhe shumë gjëra të tjera që nuk ishin parë e dëgjuar më parë nga tetë herë fituesi i Topit të Artë.
“E kam pjesën time të të qenit më i çuditshëm se çdo gjë tjetër. Më pëlqen shumë të jem vetëm, jam shumë i strukturuar.”
“Kam tendencë t’i mbaj gjërat në shishe, t’i mbaj të gjitha brenda dhe t’i gëlltis problemet e mia; kam ndryshuar shumë, por jam ende kështu.”
“Shembulli më i mirë është të mos dorëzohesh kurrë, të vazhdosh të përpiqesh. Çfarëdo që të jetë. Nëse rrëzohesh, ngrihu dhe provo përsëri. Dhe nëse nuk funksionon, të dish se ke bërë gjithçka të mundshme për të arritur ëndrrën tënde.”
“Sinqerisht nuk e shoh veten si trajner, më pëlqen ideja e të qenit menaxher, por nëse duhet të zgjedh një nga të tre, preferoj të jem pronar.”
“Do të doja ta kisha klubin tim, që të fillojë nga poshtë dhe të jetë në gjendje t’ju japë fëmijëve, njerëzve, mundësinë për t’u rritur dhe për ta krijuar një klub të rëndësishëm.”
“Kam pasur shumë ndeshje të këqija ku kam qenë një katastrofë, ose kam humbur situata një-me-një, gola, dhe kam thënë lloj-lloj gjërash me vete. E kam mallkuar veten mjaft”.
Në fund, 10-shi i Argjentinës zbuloi se zakonisht ngurron të vallëzojë, por që një gjë të tillë e bën vetëm kur dehet, ndërsa pija e tij e preferuar alkoolike është vera, të cilën nganjëherë e përzien me Sprite.
(Kosova Sot Online)
