Sylvinho flet për synimet e mëdha me Shqipërinë

  • A.P /
  • 08 January 2026 - 15:45
Sylvinho flet për synimet e mëdha me Shqipërinë

Selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho e vazhdoi dje kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për gjashtë muaj të tjerë.

Së bashku me ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, ata do ta vazhdojnë projektin e tyre së paku deri në Botërorin 2026.

E sot, ish-futbollisti i njohur i Barcelonës dhe i Manchester Cityt e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilave e ka përmendur vazhdimin e bashkëpunimit dhe objektivin kryesor që e ka përpara vetes: kualifikimin e Shqipërisë në Kupën e Botës pasi e bëri të njëjtën gjë me kualifikimin e Kuqezinjve në Kampionat Evropian.

(Kosova Sot Online)