Man Utd aktivizohet për Casadon
Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, është lidhur në disa raste me një largim nga klubi, por duket se tani po bëhet gjithnjë e më i hapur ndaj idesë për t’u larguar. Disa skuadra të mëdha kanë shfaqur interes për 22-vjeçarin.
Ish-kapiteni i Barça Atlètic pati një sezon shpërthyes vitin e kaluar, duke u ftuar madje edhe në përfaqësuesen e Spanjës pas paraqitjeve mbresëlënëse ndaj Real Madridit dhe Bayern Munichut. Megjithatë, pas rikthimit në formë të Frenkie de Jong në fillim të vitit 2025, ai ka humbur hapësirat te Hansi Flick. Deri tani këtë sezon ka luajtur 871 minuta në 19 ndeshje.
(Kosova Sot Online)
