Ethet e Championsit do të rikthehen sonte

  • A.P /
  • 20 January 2026 - 10:15
Ethet e Championsit do të rikthehen sonte

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me një tjetër mbrëmje emocionuese futbolli, ku në fushë do të zbresin disa nga klubet më të mëdha të Evropës.

Ndeshjet e sontme pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për kualifikim, ndërsa rivaliteti, cilësia dhe presioni janë në nivelin më të lartë.

Vëmendja kryesore sonte është e përqendruar te përballjet mes skuadrave me histori të madhe në këtë kompeticion.

Interi dhe Arsenali do të përballen në një duel shumë të fortë, ku të dy ekipet synojnë rezultat pozitiv për t’i forcuar pozitat e tyre në grup.

(Kosova Sot Online)