Palmer i hapur për transferim te Man Utd

  • A.P /
  • 27 January 2026 - 10:30
Palmer i hapur për transferim te Man Utd

Cole Palmer mund të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit të ardhshëm kalimtar.

Sipas raportimeve të The Sun, mesfushori ofensiv do të ishte i hapur për një transferim te Manchester United, pasi thuhet se po ndihet i pakënaqur në Londër.

Raporti thekson se situata aktuale e lojtarit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij, duke hapur derën për interesim nga “Djajtë e Kuq”.

United po monitoron tregun për përforcime në repartin ofensiv, ndërsa Palmer shihet si profil që mund t’i shtojë kreativitet dhe gola skuadrës.


(Kosova Sot Online)