Bashkimi fiton bindshëm në Prizren

  • A.P /
  • 06 March 2026 - 07:50
Bashkimi fiton bindshëm në Prizren

Bashkimi e mbylli me fitore ndeshjen ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar 90-79 në Prizren.

Vendasit e nisën më mirë dhe e kontrolluan ritmin, duke ruajtur epërsinë në pjesën më të madhe të takimit.

Vëllaznimi u përpoq të afrohej disa herë, por Bashkimi reagoi sa herë që mysafirët rrezikuan, dhe në çerekun e katërt e menaxhoi rezultatin deri në fund.

Më i dalluari te Bashkimi ishte J. Riley me 20 pikë, ndërsa D. Lake shtoi 17 pikë dhe 11 kërcime, e L. Zeqiri kontribuoi me 19 pikë.

Te Vëllaznimi shkëlqeu J. Hellems me 25 pikë, ndërsa Y. Anei e mbylli me 16 pikë.

(Kosova Sot Online)