Milani fitoi edhe derbin e dytë të sezonit ndaj Interit
Milani fitoi edhe derbin e dytë të sezonit ndaj Interit, duke rihapur garën për titull në Serie A.
Me këtë fitore, diferenca me liderin Inter u ul në shtatë pikë.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Pervis Estupiñán në pjesën e parë, pasi u shërbye bukur nga Youssouf Fofana dhe mposhti portierin Yann Sommer nga një kënd i ngushtë.
Ky ishte goli i parë i ekuadorianit me fanellën e Milanit.
Milani ishte pranë golit të dytë kur Christian Pulisic krijoi një rast të mirë për Alexis Saelemaekers, por mbrojtja e Interit ndërhyri në momentin e fundit.
Në pjesën e dytë, Inter pati disa raste për barazim me Piotr Zielinski dhe Federico Dimarco, por portieri Mike Maignan bëri pritje vendimtare.
Në fund, Interi kërkoi edhe penallti për një prekje të topit me dorë në zonë, por arbitri vendosi të vazhdojë lojën.
Fitorja e Milanit e bën më interesante garën për titull, duke ngushtuar diferencën me rivalin e qytetit.
Pas kësaj ndeshjeje, Milani shkon në kuotën e 60 pikëvve, shtatë më pak se Interi në vendin e parë.
(Kosova Sot Online)
