Guardiola mund të largohet nga City
Pas humbjes së thellë 3‑0 ndaj Real Madridi në ndeshjen e parë të 1/8‑ave të finales së Champions League, zërat kritikë në mediat britanike dhe opinionet e ish‑lojtarëve kanë hapur debat të fortë mbi të ardhmen e Pep Guardiolas në stol dhe legjendën e tij te Manchester City.
Ish‑mbrojtësi i Liverpoolit dhe analist i CBS, Jamie Carragher, nuk i kurseu fjalët e tij pas humbjes.
“Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Guardiolas në Manchester City dhe do të jetë e vështirë ta kthesh rezultatin në këtë fazë eliminuese ndaj Realit. Sa vite ka qenë këtu? Nëntë ose dhjetë? Vetëm një Champions League – besoj se fansat do të ndihen të zhgënjyer.”
Carragher theksoi gjithashtu se rrugëtimi i Cityn në Europë ka pasur humbje që shpesh dukeshin të pashpjegueshme për një skuadër të këtij niveli, duke përmendur humbje ndaj ekipeve ku City teorikisht nuk duhej të pësonte, dhe duke argumentuar se rezultati i fundit ndaj Real Madridit nuk erdhi vetëm për shkak të cilësisë së spanjollëve.
Kjo analizë vjen në një sezon ku City nuk ka arritur të jetë dominues në Evropë, pavarësisht dominimit absolut në Angli dhe sukseseve të mëparshme në Premierligë.
Duket se presioni mbi trajnerin katalanas, i cili tashmë ka fituar pothuajse çdo titull të mundshëm të brendshëm dhe një Champions League në 2023, është rritur ndjeshëm.
Debati rreth së ardhmes së Guardiolas vjen pikërisht në një moment kur City ka nevojë për rimëkëmbje të menjëhershme në ndeshjen e kthimit, ndërsa tifozët dhe kritikët kërkojnë më shumë se një sezon të zakonshëm të suksesshëm në Angli – ata duan konsistencë edhe në arenën evropiane.
(Kosova Sot Online)
