Kjo është gjendja e portierit të Barçës
Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë të qetë.
Sipas asaj që ka mësuar “Mundo Deportivo”, analizat mjekësore të kryera këtë të enjte në mëngjes për Joan Garcia e kanë përjashtuar çdo lloj lëndimi dhe portieri do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Rayo Vallecano.
Portieri “Blaugrana” ishte në dyshim pasi u ndje i shqetësuar fizikisht, por kontrolli mjekësor ka dhënë lajme pozitive për stafin teknik dhe skuadrën.
Rezultatet treguan se nuk ka lëndim, gjë që e hap rrugën që ai të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës në kampionat.
Kështu, Barcelona e merr një lajm të rëndësishëm në prag të sfidës ndaj Rayo Vallecanos, pasi Joan Garcia pritet të jetë normalisht pjesë e ekipit për këtë përballje.
(Kosova Sot Online)
