Bologna e eliminon Romën pas vazhdimeve
Bologna është çerekfinalisti i fundit në Ligën e Europës.
Në një ndeshje spektakolare në “Olimpico”, Bologna e gjeti kualifikimin tutje, duke e eliminuar Romën.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baraz 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
E sonte, u deshën 120 minuta për të përcaktuar fituesin, kjo pasi që 90 minutat përfunduan me rezultat të barabartë, 3:3.
Roëe kaloi Bolognan në epërsi në minutën e 22-të, para se Ndicka të barazonte shifrat 10 minuta më vonë.
Bernardeschi riktheu epërsinë e Bolognas me gola nga penalltia në fundin e pjesës së parë.
Castro e rriti avantazhin e mysafirëve në minutën e 58-të, para se Malen të ngushtonte rezultatin në të 69-tën nga penalltia.
E në minutën e 80-të, Lorenzo Pellegrini barazoi rezultatin, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Aty, Bologna u tregua më e mirë, duke shënuar në minutën e 111-të nëpërmjet Cambiaghit.
Kësisoj, në çerekfinale, Bologna do të ndeshet me Aston Villan, që pak më herët e eliminoi Lillen.
(Kosova Sot Online)
