Rodri një nga objektivat më të mëdhenj të Real Madrid

  • A.P /
  • 21 May 2026 - 13:30
Rodri një nga objektivat më të mëdhenj të Real Madrid

Rodri Hernández mbetet një nga objektivat më të mëdhenj të Real Madrid, një “ëndërr e pamundur” që është diskutuar prej vitesh në “Valdebebas”, sidomos pas largimit të Toni Kroos.

Situata tani ka ndryshuar, pasi një largim i mundshëm i Pep Guardiola nga Manchester City ka hapur diskutime të reja rreth të ardhmes së mesfushorit spanjoll.

Deri tani, Rodri ishte i lidhur fort me projektin e Guardiolës, ku u shndërrua në lojtar kyç të skuadrës, përcjell Gazeta Express.

Te Real Madridi ekziston bindja se, nëse krijohen kushtet e duhura, një transferim mund të bëhet i mundur, megjithëse mbetet një operacion shumë i vështirë për shkak të kontratës së tij deri në vitin 2027.

Klubi madrilen e sheh Rodrin si profil ideal për të rikthyer ekuilibrin në mesfushë, pas largimit të brezit të artë me Kroos, Luka Modrić dhe Casemiro.

(Kosova Sot Online)