Enrique: Betis, më i rrezikshëm pa objektiva
Barcelona tashmë e eliminuar nga Championsi, do të luajë një transfertë të vështirë me Betis Sevillan ku do të synojë ruajtjen e vendin të parë, që i kërcënohet nga të dyja skuadrat madrilene, Atletico dhe Real. Konferencën e rastit për shtyp, trajneri i blaugranave, Luis Enrique e nisi me një koment rreth zërave se futbollistët e Betisit do të bëjnë gjithcka që titullin të mos e fitojë Barcelona.
“Është normale që lojtarë të një ekipi të kenë preferencat e tyre. Edhe futbollistët profesionistë mund të jenë tifozë, por kjo nuk më shqetëson aspak. Betisi nuk ka objektiva? Ndoshta ky fakt e bën një skuadër më të rrezikshme.”
Pyetjes rreth blerjes së mundshme të Saul Niguez Nga Barcelona, Enrique iu përgjigj prerë:
“Nuk e kam zakon të flas për lojtarë që nuk kanë të bëjnë fare me aktualitetin e Barcelonës. Në galaksinë e futbollistëve ka shumë lojtarë që mund të na interesojnë.”
Neymar javët e fundit nuk po shfaqet me nivelin e tij të zakonshëm, por Enrique si gjitmonë u del në mbrojtje lojtarëve të tij.
“Jam i kënaqur me rendimentin e të gjithë futbollistëve të mi, pa përjashtim. Do të ishte e padrejtë nëse do të vecoja Neymar. Jemi në këtë pozicion për meritë të të gjithëve. Të jesh futbollist i Barcelonës përbën lajm në cdo moment.”
Luiz Suarez mbetet favorit për të t’u shpallur golashënuesi më i mirë i La Ligas, por Enrique kujton se synimi kryesor i uruguajanit është titulli kampion, më pas vijnë trofetë individualë.
(Kosova Sot)