Rrahje mes grave, zhvishën dhe ju dalin pjesët e ndjeshme!

  • 09 prill 2019 - 09:50
Rrahje mes grave, zhvishën dhe ju dalin pjesët e ndjeshme!

Pamjet shokuese tregojnë se dy gra shkelmojnë, gërvishtin dhe tërheqin flokët e njëra-tjetrës, gjatë një sheri të egër në një garë kuajsh në Aintree në Angli.

Gratë janë “bërë nyje” së bashku në dysheme, ndërsa ndjekësit e tjerë të garës përpiqen t’i ndajnë ato.

Një nga gratë e përfshira qëllon me takën e lartë në trupin e rivales së saj para se ta gërvishte me thonj në kofshë.

Çuditërisht, një kliente duket se injoron kaosin që ndodh prapa saj dhe qëndron në bar në pritje të shërbehet.

Incidenti mendohet të ketë ndodhur në zonën e barit në Aintree gjatë Grand National të shtunën.

Klipi u shfaq në një faqe në Facebook të quajtur Life in Liverpool dhe ka grumbulluar më shumë se 200,000 shikime që kur u ngarkua dje.

Njerëzit mund të dëgjohen duke bërtitur, sepse kushdo që bën xhirime i afrohet barit, ku të dy gratë, shtrirë në dysheme po zihen keqas.

Ato mund të shihen duke kapur flokët e njëra-tjetrës, teksa gruaja me fustanin e bardhë duket se përpiqet të godasë gruan tjetër me takë të lartë në fytyrë.

Gruaja e veshur me të kuqe gjithashtu mund të shihet teksa përpiqet të shkëputet, duke qëlluar me shqelm, ndërkohë që të paktën tre njerëz përpiqen t’i ndajnë ato.

Dikush shihet duke mbajtur një parukë, ndërsa zhvillohet ‘lufta’.

Video gjithashtu ka marrë më shumë se 1,860 aksione dhe mbi 900 komente nga përdoruesit e Facebook.

Policia e Merseyside tha se incidenti nuk ishte raportuar.

(Kosova Sot)