Këtë paraqitje të Gjestit nuk duhet ta humbisni

  • A.P /
  • 16 June 2025 - 15:42
Këtë paraqitje të Gjestit nuk duhet ta humbisni

Pas triumfit të tij në “Big Brother VIP Albania”, Gjesti po e shijon një tjetër fazë të suksesit, duke vazhduar me koncertet e tij nëpër disa shtete të botës, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

 

 

Pas disa koncerteve të suksesshme në qytete të ndryshme të Evropës, Gjesti mbajti mbrëmë një performancë elektrizuese në Nju Jork, SHBA.

Në videon e postuar, shihet se publiku ishte plotësisht i angazhuar dhe me energji, duke kënduar këngët më të njohura të tij. Hapësira ku u mbajt koncerti ishte mbushur plot e përplot me fansa entuziastë, të cilët shijuan çdo moment të performancës.

 

(Kosova Sot Online)