Aksidenti tragjik/ Shkon në tre numri i viktimave, pas nënës dhe pasagjerit, humb jetën edhe shoferi

  • 15 May 2019 - 08:44
Aksidenti tragjik/ Shkon në tre numri i viktimave, pas nënës dhe pasagjerit, humb jetën edhe shoferi

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën që lidh Kavajën me Rrogozhinën.

Shkon ne tre numri i viktimave nga aksidenti i rende qe ndodhi mbreme ne rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku nje makine perplasi nënën me dy vajzat e saj dhe më pas u perplas me nje pike karburanti.

Mengjesin e sotem, mesohet se ka nderruar jete ne spital edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi Vilson Cara, 24 vjeç

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të lartë, duke përplasur një nënë 46 vjeçare dhe vajzën e saj.

Për pasojë, kanë humbur jetën gruaja që po ecte në rrugë, e identifikuar si Lumturie Demrozi, 46 vjeç.

Viktimë e aksidentit është edhe një i ri që ndodhej pasagjer në mjetin tip Benz, i identifikuar si Gentian Belba 23 vjeç.

Mbreme policia, sqaroi se drejtuesi i mjetit, me iniciale V.C, 24 vjeç, ishte ne spital, por duket se nuk ia ka dale dot. Nderkohe qe e plagosur ka mbetur edhe vajza e viktimës, Xh.D  21 vjeçe.

Makina qe ka shkaktuar aksidentin tip Benz me të cilën udhëtonin tre të rinj, ishte marrë me qira.

Mjeti ka dale nga rruga ka përplasur fillimisht gruan dhe vajzën e saj dhe për të evituar aksidentin ka devijuar edhe është përplasur me një reklame te një karburanti.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksident i rëndë në Kavajë/ Humb jetën nëna e dy fëmijëve dhe pasagjeri 23-vjeç, on Vidnews.

(Kosova Sot Online)