Nuk la të dashurën të blinte akullore dhe e quajti ‘të shëndoshë’, burri e pëson keq

  • 17 gusht 2019 - 08:07
Nuk la të dashurën të blinte akullore dhe e quajti ‘të shëndoshë’, burri e pëson keq

Një grua në Kinë ka plagosur për vdekje të dashurin e saj pasi ai i tha se ishte e shëndoshë.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kinë ndërsa mediat thonë se viktima e kishte ndaluar partneren që të blinte një akullore.

Sipas raportimeve, ai i kishte thënë gruas që të mos blinte akullore pasi ishte mbipeshë.

Por, si duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak të dashurës e cila tashmë është arrestuar nga policia.

Policia njoftoi ditën e djeshme se viktima e kishte mbiemrin Zhang, ndërsa gruaja me mbiemrin Wang e ka sulmuar me një palë gërshërë.

Çifti kishin dalë për të bërë pazaret në momentin e incidentit fatal. Zhang ndërroi jetë në spital.

(Kosova Sot Online)