U ngjit në antenë për ta çmontuar, maja e saj shkëputet dhe bie bashkë me punëtorin

  • 10 November 2019 - 09:05
U ngjit në antenë për ta çmontuar, maja e saj shkëputet dhe bie bashkë me punëtorin

Punonjësi uruguaian  Ricardo Matias Legrato, 28-vjeç, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga 40 metra lartësi derisa po tentonte të çmontonte një antenë gjigante.

Video amatore e publikuar në internet, shfaq dy burra duke u ngjitur në konstruksionin e metaltë, megjithatë maja e saj shkëputet dhe së bashku me të bien në tokë edhe punonjësit.

Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur në vend Legrato, kurse dy punonjës tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Ky rast ka nxitur debat dhe dilema, nëse në Uruguai ka siguri për punëtorët në vendin e tyre të punës.

(Kosova Sot Online)