Stafi britanik i mjekëve ja nis kërcimit, ja pse publiku irritohet ashpër

  • 24 April 2020 - 17:00
 Stafi britanik i mjekëve ja nis kërcimit, ja pse publiku irritohet ashpër

Një staf mjekësor në Britani ka vendosur të bëjë një kërcim duke e xhiruar dhe postuar në rrjet në kuadër të solidarizimit me luftën kundër Covid-19.

Stafi mjeksor i sëmundjeve kancerogjene menjëherë pas kësaj video-je kanë marrë kritika të ashpra madje edhe janë kërcënuar nga familjarët e pacientëve që po kurohen në spitalin Leeds.

“Familjarët tanë po vdesin nga kanceri ndërsa këta mjekë ja nisin kërcimit” – ishte një ndër komentet më të shpeshta mbi videon.

Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh pasi kudo në botë mjekët dhe inferermirët janë përfshirë në sfidat e TikTok si shenjë solidarizimi kundër pandemisë dhe si një ndër të vetmet mënyra që ata mund të argëtohen.

(Kosova Sot Online)