Reporteri që promovohej si mbrojtës i kafshëve, shfaqet duke qëlluar mbi elefantë dhe luanë

  • 31 maj 2020 - 13:35
Reporteri që promovohej si mbrojtës i kafshëve, shfaqet duke qëlluar mbi elefantë dhe luanë

Ivan Carter është reporteri që ka sjellë dokumentarë të shumta të botës së egër, ndërsa gjithnjë promovohej si mbrojtës i kafshëve dhe i të drejtave të tyre.

Si aktivist i projekteve të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, Carter ishte i përfshirë në një program, për rikthimin e tigrave, që ishin larguar nga një zonë e Mozambikut.

Por, në një video që është shpërndarë së fundmi, shihet ai derisa qëllon mbi një elefantë, ndërsa lëvdëron pushkët e gjata për gjueti.

Ai vlerëson shumë armën e prodhuesit gjerman Heym, duke thënë se goditja e tij me veprim të dyfishtë, ua mundëson gjuetarëve të trofeve të sigurojnë një vrasje të shpejtë.

Në një video, gjahtari i lindur në Zimbabve i dërgon shikuesit nëpër savanë drejt një luani, që grup e kishte “plagosur disa orë më parë”.

“Plumbi i parë që e shkrepa, i shkoi poshtë mjekrës dhe e rrëzoi menjëherë për tokë”, k thënë Carter, për një luan që e qëlloi.

Duke qëndruar krenar pranë luanit të plagosur që hungërinte rëndë, ai tregonte edhe për kafshët tjera që janë qëlluar nga gjuetarët.

Me shfaqjen e këtyre pamjeve, tregohet ana e errët e këtij reporteri, ndërsa bien në dyshim edhe fondet të cilat ai i ka mbledhur, lidhur me projektet për mbrojtjen e kafshëve.

Meqenëse pamjet janë shumë të rënda, është shpërndarë vetëm një pjesë, ku ai shihet duke e qëlluar një elefant.

(Kosova Sot Online)