Kjo video po thyen rrjetin: Ishte shpallur në kërkim, burri gjendet lakuriq në vendin që askush nuk e kishte imagjinuar

  • G.G /
  • 06 January 2021 - 10:56
Kjo video po thyen rrjetin: Ishte shpallur në kërkim, burri gjendet lakuriq në vendin që askush nuk e kishte imagjinuar

Një burrë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Australi, u gjet lakuriq në një lum, ujërat e të cilit janë të mbushur me krokodilë.

Sipas “The Guardian”, ai u gjet nga dy peshkatarë, të cilët po hidhnin rrjetat për të kapur gaforre, kur dëgjuan disa thirrje për ndihmë. Ata panë më pas Luke Voskresensky, 40-vjeç, lakuriq mbi një degë peme.

Peshkatarët thanë se ai ishte i ‘mbuluar’ nga balta, ndërsa kishte disa plagë në trup.

40-vjeçari kishte mbijetuar për ditë me radhë duke ngrënë kërmij, por nuk mundte dot të kalonte lumin të mbushur me krokodilë.

Pasi u shpëtua, ai u dërgua sërish në burg, ndërsa pritet të dalë në gjyq i akuzuar për sulm të rëndë.

(Kosova Sot Online)