Pamje: Polici plaçkit gjatë trazirave, bagazhin e veturës plot

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 15:22
Pamje: Polici plaçkit gjatë trazirave, bagazhin e veturës plot

Policët në Afrikën e Jugut janë kapur duke plaçkitur mallra dhe mjete të ndryshme në kohën ku shteti po përjeton  krizë të madhe, si pasojë e ngjarjeve të fundit.

Që nga dita kur ish-presidenti Jacob Zuma u akuzua dhe më pas u dënua me burg për korrupsion, gjendja në Afrikën Jugore ka dalë jashtë kontrollit.

Dyqanet, shtëpitë dhe ambientet e tjera janë bërë cak i sulmeve dhe vjedhjeve.

Por, nuk janë vetëm njerëzit e rëndomtë ata që vjedhin mallra, shkruan Daily Mail.

Video të ndryshme tregojnë se si pjesëtarë të policisë shtetërore janë kapur nga kamerat duke vjedhur dhe plaçkitur dyqane.

Një grua që ndodhej në vendin e ngjarjes ka dokumentuar rastin me anë të videos.

“Ai ka plaçkitur, ai ka kërcënuar jetën tonë me armë zjarri dhe e gjithë kjo po del nga Polo e tij”, thotë gruaja e cila regjistroi videon.

Trazirat në Afrikën Jugore shpërthyen pasi ish-presidenti Jacob Zuma u dënua me 15 muaj burgim, pasi që nuk ishte paraqitur në gjykatë në një hetim për korrupsionin që ia njollosi nëntë vjet në pushtet.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/07/14/214521165910524707/640x360_MP4_214521165910524707.mp4

(Kosova Sot Online)