Majmuni kapet duke vrapuar nëpër lagje

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 14:34
Majmuni kapet duke vrapuar nëpër lagje

Zyrtarët e kujdesit për kafshët në Teksas u thirrën në një lagje për të kapur një kafshë shtëpiake të pazakontë – dhe të paligjshme – që kishte shpëtuar: një majmun merimangë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyrtarët e Shërbimeve të Kujdesit për Kafshët në San Antonio u njoftuan të martën për një majmun që po vraponte i lirë në një zonë rezidenciale në Poteet dhe Jourdanton, rreth 13 milje në jug të qytetit.

Oficerët arritën dhe vunë re primatin e vogël duke vrapuar mbi çati dhe duke kaluar gardhet.

 

Ata arritën ta kapnin majmunin në mënyrë të sigurt dhe ta rikthenin tek pronarët e tij.

Pronarët, të cilët nuk jetojnë në atë zonë, u informuan se kafshët ekzotike nuk lejohen të mbahen si kafshë shtëpiake në atë rajon dhe zyrtarët thanë se ata do të marrin gjoba përkatëse. 

(Kosova Sot Online)