Kim-i ua prish fleshat fotografëve në Londër (Foto/Video)
Stacioni i fundit i udhëtimit të Kim Kardashianit në Evropë ishte Londra.
Ylli 35-vjeçar, ishte siguruar që të gjithë sytë të ishin tek ajo, teksa u shfaq në darkën për përvjetorin e 100 të revistës së modës ‘Vogue’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ajo në këtë ngjarje u paraqit bashkë me bashkëshortin e saj, Kaney West, me të cilin sot feston dy vjetorin e martesës.
Kim ua ‘prishi’ fleshat fotografëve, teksa pozoi me një fustan të gjelbërt transparent.
(Kosova Sot)