Kush e çoi dronin që përçau çiftin Romeo-Heidi?

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 15:42
Kush e çoi dronin që përçau çiftin Romeo-Heidi?

Disa ditë më parë, çifti Heidi-Romeo pësoi një ‘kolpo’ në shtëpinë e BBVip pasi në ajër u shfaq një dron që shkruante “Stop maskilizmit, Romeo fals, Heidi hap sytë”,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dukshëm u pa mërzia e Romeos edhe pse Heidi përpiqej ta qetësonte duke i thënë se nuk do ndikohej nga droni.

 

Droni erdhi pasi Romeo me sjelljen e tij në suitë duke mos qëndruar afër Heidit ngjalli shumë debate. Sot, i ftuar në një lidhje Skype piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se kush e dërgoi dronin.

Image

 

Edhe pse aludohej se e kishte bërë Jetmiri për të përçarë çiftin, Xhaja zbuloi se në fakt ishte një vajzë në Itali.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”.

Rikujtojmë se debatet mes çiftit kanë vijuar edhe për shkak të suitës, surprizës nga Vëllai i Madh. Fan Club zbuloi videon e paprerë me deklaratën e plotë të Heidit të bërë në dhomën e rrëfimit lidhur me mos qëndrimin e Romeos në suitë. Banorja u shpreh se:

“Unë e kisha mendjen me bë qef, me ndejt te ai ambjenti dhe ai ishte jashtë t’u pi cigare, t’u shfry nervat. Si të vjen ty me ndejt jashtë, kur kemi një super ambjent të ri, aty prisja të shifja vaskën bashkë me Romeon, por aty kisha Gracianon, Julin dhe Eglën, dhe ai i fut një të qeshme që është shenjë nervozizmi dhe ikën.

(Kosova Sot Online)