Elegantja (Foto)
Ajo është një nga femrat më elegante në botë. Dhe, këtë të martë Miranda Kerr e ka vërtetuar se dukjen e saj mund ta bëjë elegante dhe shik kur ajo kishte dalë në qytetin e Nju-Jorkut e veshur me një palë xhinse të ngushta dhe një veshje përcjellëse nga sipër, po ashtu me të njëjtin material,transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja me gjasë do ta kalonte ditën duke bërë foto për fushatën e saj për Kërshëndella, për kompaninë "Joe Fresh". Nëna e djalit, Flynn Bloom, pesë vjeç, këmishën e mbërthyer e kishte kombinuar me xhinset e ngushta. Modelja me prejardhje nga Australia, 33 vjeçe, në krahët e saj kishte dhe një pallto të gjatë, vetëm për më shumë stil dhe për të qenë sa më unike me veshjen e saj. Me këtë rast, ajo kishte vendosur të mbathte një palë sandale me rripa të trashë dhe taka prej drurit. Për aksesorë kishte një çantë të zezë, një palë syze të errëta dhe bizhuteri delikate.
(Kosova Sot)