Sa e mirë jam (Foto)
Kylie Jenner pozon në të zeza, por e tejdukshme
Ajo është rritur bashkë me famën. E, edhe kur e kalon një ditë të qetë në shtëpi, Kylie Jenner e ka në qejf të jetë në qendër të vëmendjes – duke shpërndarë për adhuruesit e saj në ‘Instagram”, një seri të fotografive, e veshur me të zeza.
Bukuroshja 18 vjeçe kishte theksuar linjat e saj përmes fotove ekspozuese, të cilat i kishte postuar në llogarinë e saj në ”Instagram”, me mbishkrimin: 'Të reja për mua dhe të reja për juve', transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Këto foto me siguri se do t’i zgjojnë vëmendjen, të dashurit të saj, sipas thashethemeve, pas ankesave se ai “po e fsheh” atë.
Me kujdes kishte aplikuar grimin, duke theksuar çehren dhe specifikat e saj të fytyrës, sidomos buzët e saj.
Flokët e saj brune ishin të valëzuar, të ndarë në mes, derisa ia kishte ngulur sytë kamerës, e shikonte me joshje dhe ishte shumë provokative. Më vonë, në orët e para të mëngjesit të së hënës – ajo ishte bashkë me mikun e mirë Jordyn Sparks, për të postuar një videoklip.
(Kosova Sot)