Kjo nuk ka mangësi (Foto)
Kate Beckinsale, në qendër të vëmendjes në ngjarjen e revistës Kate Beckinsale mysafirët dhe adhuruesit i kishte në pëllëmbë të dorës kur kishte arritur te ngjarja "Los Angeles Confidental Magazine's Women Of Influence", ngjarje kjo që u mbajt në Beverlli Hills, transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 42 vjeçe ishte shfaqur me një fustan si një lis i gjatë, derisa në gjoks kishte një zbukurim me ngjyrë pink. Fustani i Kate po ashtu kishte një dekolte të thellë, derisa fustani depërtonte deri te gjunjët, që e kishte kombinuar Osumë mirë me takat e saj të bukuria violet. Për sa u përket flokëve, bukuroshja britanike kishte stil elegant, kur kaçurrelet e saj i kishte lidhur dhe rregulluar në një bishtkali. Duke i mbajtur aksesorët në minimum, aktorja pak më shumë elegancë kishte shtuar me vathët e saj, duke rrezatuar me çehren e saj pa asnjë mangësi të vetme. Edhe më shumë rrezatim kishte shtuar falë buzëkuqit të saj pink.
(Kosova Sot)