Meritoni flet me mall: Më mungon Ilnisa

  • A.P /
  • 28 April 2024 - 09:45
Meritoni flet me mall: Më mungon Ilnisa

Gjatë një bisede me Heidi Bacin, Meriton Mjekiqi ka shprehur mallin dhe dashurinë që ka për Ilnisa Agollin, ish-banoren e “Big Brother VIP3”. Ata u njohën dhe krijuan një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edhe pse ka pak javë që gazetarja e njohur është eliminuar nga gara e BBV3, Meritoni herë pas here e kujton atë brenda shtëpisë.

 

Moderatori i njohur shprehet se i mungon por të paktën ajo ndjehet e lumtur pasi është me vajzën dhe familjarët e saj. Më pas shton se në lojë është për të dy madje shpeshherë ka treguar se do ta fitoj ai këtë format për veten dhe për Ilnisën.

“E di që i mungoj dhe njësoj më mungon dhe ajo mua. Por të paktën është me vajzën, Anaisin me dashurinë e saj.

Unë jam këtu për të dy. Unë jam i lumtur që e kam Ilnisën në jetën time. Jam shumë me fat. E kam shpirt”, shprehet Meritoni.

Image

(Kosova Sot Online)