E kalli Nju Jorkun (Foto)
Këngëtarja me origjinë nga Kosova Rita Ora, po vazhdon të mahnis Nju Jorkun me stilin dhe veshjen e saj.
Bukuroshja 25-vjeçare edhe të hënën dukej sensacionale derisa ishte nisur për darkë në restorantin ‘Nobu Fifty Seven’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Bukuroshja bjonde u shfaq me xhinse të zeza, një bluzë të zezë dhe poashtu një xhaketë sportive me ngjyrë të zezë.
Kujtojmë se Ora po qëndron tash e sa kohë në Nju Jork, për shkak të punës së saj të re si moderator e spektaklit amerikan.
(Kosova Sot)