Kur të nxehtit të përvëlon
Jennifer Lopez lanson bashkëpunimin e dytë me disenjatorin italian të këpucëve. Jennifer Lopez ka bashkëpunuar përsëri me disenjatorin legjendar të këpucëve, legjendarin Giuseppe Zanotti, pas një linje të suksesshme që kishin së bashku edhe vitin e kaluar. Bukuroshja 48 vjeçe, ylli i filmit "Shades Of Blue", kishte shkuar me kilometra larg për ta promovuar koleksionin e ri derisa ishte zhveshur në kostume të zeza të banjës për ta dhënë porosinë e saj. Në një video të shkurtë të postuar në "Instagram", bukuroshja e lindur në Bronks ishte shfaqur në veshje të ndryshme derisa kishte modeluar këpucët e saj. E dashura e Alex Rodriguez videon e postuar e kishte përcjellë me mbishkrimin "giuseppexjennifer" dhe "guiseppezanotti", pasi emrin e parë e kishte shqiptuar gabimisht.
(Kosova Sot)