Aurela Gace fjalë të veçanta për Ronelën (Foto)
Kënga më e re e Ronelës “Do ta luj” si çdo projekt, vë në pah origjinalitetin dhe energjinë e këngëtares.
Ajo tashmë po pëlqehet dhe po dëgjohet mjaft shumë, shkruan Kosova Sot.
E fjalë të veçanta për Ronelën ka pasur artistja e njohur Aurela Gace, e cila përveç që e ka pëlqyer videon, është shprehur për këngëtaren: “Ajo eshte ndryshe. Vetja. Te jesh vetja ,ne fillim eshte pak veshtire jo vetem ketu...., por pastaj...emmm, pastaj te duan pikerisht pse je keshtu.
Une e kam shume xhan kete vajze @ronelahajatiofficial #dotaluj #do ta luj YouTube” ka shkruajtur Aurela.
Ronela Hajati është komentuar edhe për veshjet në videoklip, të cilat theksojnë linjat e saj trupore.
(Kosova Sot)