Eva Longoria mirëpret fëmijën e parë, në moshën 43 vjeçare
Eva Longoria ka sjellur në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Jose Baston.
Fëmija i takon gjinisë mashkullore, teksa çifti e ka pagëzuar vogëlushin me emrin Santiago Enrique, përcjellë Kosova Sot.
Santiago Enrique ka lindur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai , në Los Angeles të Kalifornisë.
Aktorja e njohur menjëherë ka publikuar një fotografi së bashku me të birin duke e quajtur atë një ‘bekim të bukur’.
Lajmin ekskluziv çifti e ndau për revistën Hola, USA, ndërkohë që në dhjetor aktorja kishte konfirmuar zyrtarisht lajmin për shtatëzëninë.
(Kosova Sot)