Edhe një tjetër yll i Hollywoodit mahnitet nga Mali I Zi (Foto)
Ajo u bë tejet e njohur me serialin muzikor “Victorious”, që theu rekordet në vitet 2010- 2013, duke u bërë seriali më i shikuar dhe më i pëlqyer për adoleshentë aso kohe.
Victoria Justice, sot është ndër aktoret dhe këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të Hollywoodit me mbi 14 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, shkruan Kosova Sot.
25 vjeçarja, së fundmi ka zgjedhur Malin e Zi për pushime, duke treguar shumë shpesh se është mahnitur nga ai vend:
“Pata pushimin më të mrekullueshëm”, ka shkruajtur këngëtarja në përshkrimin e fotos.
“Vendi im i lumturisë, cili është I juaji?”, është shprehur Victoria duke cekur lokacionin, Montenegro.
“Mali i Zi është një ndër vendet më të bukura që kam qenë në jetën time…”, ka rrëfyer Tori.
Mali i Zi është shndërruar në destionacionin më të favorshëm turistik që po e frekuentojnë persona të famshëm.
Rikujtojmë se para pak ditësh në Sveti Stefan, të Malit të Zi, mbërriti edhe çifti i njohur Victoria dhe David Beckham.
(Kosova Sot)